“Tuneli i 180 milionë eurove u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro“

Tuneli i 180 milionë eurove u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha këtë mbrëmje.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ 180 milionë mund të rindërtoje të gjithë rrjetin ujor dhe furnizimin me ujor, të gjithë rrjetin e furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol.
Propagandë e çmendur, media të blera, mashtronin gjithë ditën shqiptarët.
180 milionë deklaronte Ballukja.
140 milionë raportone Tele-Tuneli.
Nuk ndodh kund në botë si këtu.
Ja ku është tuneli i Elbasanit, i takon investimi 32 euro për banorë, po të kemi parasysh banorët e Shqipërisë së Mesme dhe Juglindore, banorët e Maqedonisë që mësyjnë Durrësin, Tiranën dhe plazhet e vendit.
Krahasoni pak 32 euro investim për qytetarët nga paratë tuaja me 12 mijë euro në kulmin e turizmit. 45 mijë euro në tetë muajt e vitit.
Të sillesh në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve do të thotë se nuk ke asnjë normë morale.
Ata, të cilët pretendojnë se u afrua jugu, u them se nuk keni nocionet elementare të gjeografisë së Shqipërisë.
Jugu i Shqipërisë është Saranda, Delvina, Gjirokastra.
Ato e kanë zgjidhur aksin.
Kanë bregun e Vjosës, Kardhiq-Delvinën.
Dhe kush do të ndihmojë më shumë, korridori i jugut, por jo tuneli i 180 milionë eurove për 10-15 hotele që ndodhen në breg.
Për 10-15 zengjinë që peshojnë Ramën me euro.
Ky është shteti pra.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne