Tunizi: Hapet dosja kundër bin Selman

Pas protestave të gjera të popullit tunizian kundër vizitës së princit saudit Muhamed Bin Selman në Tunizi, presidenti i Tunizisë është mjaftuar vetëm me nxjerrjen e një deklarate dhe ka anuluar konferencën e përbashkët shtypi pas takimit që pati me princin e kurorës së Arabisë Saudite.

Gjatë vizitës në Tunizi, princi bin Selman është takuar me baxhi Gaed Sabesi president dhe Jusef Shahed kryeministër I këtij vendi. Vizita e princin bin Selman në Tunizi është pritur me protesta dhe kundërshtime të gjera të aktivistëve dhe gazetarëve. Sindikata e gazetarëve në Tunizi ka ngritur një padi kundër princit bin Selman të Arabisë Saudite. Sipas mediave në Tunizi, konferenca e përbashkët e princit bin Selman dhe e presidentit të Tunizisë është anuluar për të evituar pyetjet e gazetarëve rreth kësaj vizite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne