Turkmenët sirianë dhe fiset arabe mirëpresin planin e SHBA-së për të lënë Sirinë

Sirianët e mirëpritën vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, tha të premten Omer Dede, zëvendës-president i turkmenëve sirianë dhe organizatës së fiseve arabe.

“Shtetet e Bashkuara më në fund gjetën rrugën e duhur. Për herë të parë morën një vendim të mirë për Sirinë. Si sirianë, ne e mirëpresim këtë vendim,” tha Dede për Anadolu Agency.

Duke thënë se bota kishte kohë që rrinte e heshtur për zhvillimet në Siri, Dede pohoi se bashkësia globale, veçanërisht SHBA-ja dhe Rusia, kishin filluar të përqendroheshin në vend, pas njoftimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për një fushatë ushtarake të planifikuar në lindje të lumit Eufrat.

Dede tha se Turqia kishte miratuar një politikë të vendosur për Sirinë, e shfaqur në operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, dhe vuri në dukje se operacioni i planifikuar në lindje të Eufratit kishte “kërcënuar seriozisht” grupin terrorist PYD / PKK.

Duke treguar se turkmenët sirianë dhe organizata fisnore arabe e kishin përshëndetur vendimin amerikan, ai shtoi: “Ne jemi pronarët e vërtetë të rajonit në lindje të Eufratit. PYD / PKK pushtoi tokën tonë atje. Me lejen e Zotit, terroristët do ja mbathin sapo SHBA të tërhiqet dhe ne do të kthehemi përsëri në tokën tonë”.

Dede i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndjekë nga afër premtimin e Trumpit për tërheqjen e trupave.

“Ne presim që Uashingtoni të zbatojë me vendimin e tij, për të cilin bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë presion SHBA-së për të zbatuar,” tha ai.

“Sapo të tërhiqet SHBA-ja, PYD / PKK-së nuk do tu ngelet më vend … dhe do detyrohen të ikin, pas së cilës ne do të mundemi që më në fund të kthehemi në shtëpitë tona”, shtoi ai.

Trump e bëri njoftimin e tërheqjes në prag të një operacioni ushtarak turk të parashikuar në pjesën verilindore të Sirisë kundër grupit terrorist YPG / PYD / PKK.

Që nga viti 2016, Ankaraja ka kryer dy operacione të mëdha ushtarake në rajon me qëllimin e deklaruar për shkatërrimin e pranisë terroriste atje./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne