Shpërthimi i një emigranti në Greqi kundër Edi Ramës u bë viral në median sociale.
Emigranti denoncon Edi Ramën në prag të takimit në Selanik. Ai tha se Edi Rama është një narkoman që merret vetëm me drogë.
“Edi Rama është kryeministri më i poshtër që ka bota. Sot kam ardhur këtu që ta shaj, t’ia them në surrat përballë. Vjen Edi Rama më kërkon votën këtu, është turp!” tha emigranti.
Video e këtij emigranti u postua në Facebook edhe nga kryetari i opozitës, Sali Berishës.
Kujtojmë se Rama u prit me protesta dhe revoltë brenda dhe jashtë sallës në Selanik. Si gjithmonë në takimet jashtë, Rama kishte marrë me vete ushtrinë e zyrtarëve dhe patronazhistëve nga Shqipëria./sot
VIDEO LINK: https://www.facebook.com/watch/?v=914468853448807