Robert Papa zbardh shpenzimet marramendëse të Edi Ramës në SHBA, nga biletat 8.500 dollarë për person në…

Rigels Seliman

Gazetari i njohur që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pronar i televizionit “Focus”, Robert Papa, ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste për “MCN TV” gazetari Robert Papa sjell në vëmendje një analizë të detajuar dhe tërheqëse mbi shpenzimet e jashtëzakonshme të kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të fundit në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga biletat e shtrenjtë prej 8.500 dollarësh për të parë ndeshjen e basketbollit të NBA, te pagesat marramendëse për sallën e takimeve me diasporën që arrijnë deri në 150 mijë dollarë, ku protagonist ka qenë zoti Rama, zoti Papa hedh dritë mbi mënyrën se si shpenzimet e luksit reflektojnë një kulturë të menaxhimit financiar të dyshimtë në qeverisje.

Ai gjithashtu zbulon detaje se sa ka kushtuar posteri që njoftoi takimin e shefit të qeverisë me diasporën në New York dhe ndërkohë aludon për një vizitë të fshehtë të Ramës në një klinikë mjekësore, duke kërkuar llogari për këtë stil jetese ekstravagante të kryeministrit shqiptar. Në një kohë kur shumë shqiptarë përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe varfëri të skajshme, Papa ngre pyetje të rëndësishme mbi përparësitë dhe përgjegjësitë e liderëve të vendit, duke sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama të tregojë e shpjegojë shpenzimet e tij luksoze në një moment kritik për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista e  Z. Robert Papa

“Po tregojë një segment nga intervista që dhashë për “MCN TV” sa i takon vizitës së turpshme të kryeministrit Edi Rama në New York, fushatën elektorale në një sallë dasmash. Mos thënien nga e tij se kush ka paguar dhe kush ka qenë çmimi, ne kemi telefonuar atje dhe ka qenë prononcimi për 700 veta, ndërkohë që këngëtarja Irma Libohova do të ketë një koncert në të njëjtën sallë dasmash dhe për 300 vetë, janë kërkuar 150 mijë dollarë, padiskutim që pagesa e Ramës është në shifrat 95 deri në 150 mijë dollarë. Edi Rama duhet të tregojë se kush ka paguara për këtë fushatë elektorale në Manhatan (New York), pasi ai nuk ka paguar.

Ndërkohë skandaloze ishte përgjigja e tij për fotografinë e publikuar ku ai ndodhet në rreshtin e parë duke parë një ndeshje të NBA. Ai duhet të sqarojë kë ka në krah, kush janë pas dhe janë gjashtë veta dhe një biletë atje ka kushtuara 8500 dollarë dhe ne kemi pyetur zyrën që merrej me këtë event sportiv dhe i bie 51 mijë dollarë të paguara. Pagatori nuk ka qenë as indian dhe as kinez, Rama duhet të përgjigjet. Plus posteri i madh (billboard) në Time Square Mahnatan, New York.

Dhe Rama thotë se ajo është dhuratë. Por ju kujtoj se majori i New York vetëm se Turkish Airlines nga sedilje ekonomike e kaloi tek udpdati falas në Bussines Class, u arrestua dhe vazhdon të gjykohet në gjendje të lirë. SPAK duhet të hetojë shpenzimet marramendës të vizitës së fundit të Ramës në New York, i cili ka pasur një tabor rreth 30 vetë, marrim fëmijët, fëmijët e gruas, shoqet e tyre dhe ka gjasa që përsëri ka qenë për një vizitë në një klinikë mjekësore. Rama duhet të sqarojë kush paguan faturat e tij.

Ishte përpara një muaji në New York dhe dështoi, erdhi përsëri, sepse në 28 tetor ishte ditëlindja e djalvajzës së Xhorxh Soros, Aleks Soros, aty nuk kemi fotografi dhe Rama për këtë duhet të japë përgjigje. Asnjë kryeministër nuk pranon të marrë dhuratë të shtrenjtë, se me këtë logjikë atë mund ta ftojnë në një jaht në Monte Karlo që mund të ketë ndodhur dikur me firmat ndërtuese dhe ai është person i zhytur në korrupsion. Natyrisht mund të ketë bërë marrëveshje me amerikanët për të lejuara reformën në drejtësi dhe ai të mos ndëshkohet si të tjerët, por të kalojë qetë në dorëzimin e pushtetit”, deklaroi Papa.

Ja çfarë tha kryeministri Rama

Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditëve të qëndrimit të tij në SHBA për takimin me shqiptarët në New York, kryeministri Edi Rama mori pjesë në një ndeshje basketbolli të NBA-së. Në intervistën e tij për “Opinion”, Rama komentoi edhe polemikat e ngritura lidhur me blerjen e biletës të kësaj ndeshje. Kryeministri tha se bileta në fjalë ka qenë e rezervuar nga persona që e bëjnë këtë për vite me radhë. Ai u shpreh se nuk ka asnjë biletë të marrë apo të blerë. Kur u pyet se kush është personi që e ka ftuar, Rama tha se është një mik pa lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka arsye ta deklarojë sepse nuk është dhuratë, por një ftesë. “Jo fare. Do me korruptonte mua me biletën? Këto janë muhabete kot o Fevzi tani. Unë as kam marrë biletë, as kam parë biletë, as kam vënë njeri të blejë biletë, as ka blerë njeri biletë. Në SHBA vendet e rezervuara janë në të gjitha llojet e sporteve. Rezervohen nga njerëzit jo thjesht për vete që të shkojnë çdo herë, por edhe për të ftuar miq siç ftohen në restorant, siç ftohen në kafe.

Meqë hape çështjen e dhuratave unë po të them. Unë jam i pari kryeministër në historinë e këtij vendi. Tani nuk po fus kohën e komunizmit se atëherë nuk kishte të tilla që çdo dhuratë me dhuratat që më vijnë se vjen një delegacion dhe lënë dhurata. Dhuratat në raste të caktuara kanë vlerë shumë të madhe. Unë me dhuratat e marra kam krijuar një muze në kryeministri dhe çdo dhuratë që vjen për mua regjistrohet si pronë e Republikës së Shqipërisë. Dhe vetëm në ora në vlerë që janë të regjistruara si pronë e Republikës së Shqipërisë bëhet fjalë për shuma shumë të mëdha.

Pra që të jemi shumë të qartë. Është një mik pa asnjë lidhje me Shqipërinë dhe nuk kam arsye ta deklaroj sepse nuk është dhuratë. Është një ftesë. Është njësoj, atëherë duhet të deklarojmë me kë ishim në restorant, me kë ishim në kafe. Nuk i kemi këto detyrime. Po të shpjegoj pyetja ime është. Ore këta kryeministrat e tjerë, kanë marrë dhurata këta? Se unë kur kam vajtur në kryeministri kam gjetur “terra vuota”, asnjë gjë. Pyetja ime është a kanë marrë a s’kanë marrë dhurata”, deklaroi Ram atë enjten që shkoi./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress