Turqi, 79 vjet nga vdekja e Kemal Ataturkut

ANKARA – Sot me programe të ndryshme në mbarë Turqinë kujtohet 79 vjetori i ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, raporton Anadolu Agency

Manifestimi qendror u mbajt në platonë e Mauzoleut të Ataturkut Anatkabir në Ankara, ku morën pjesë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, shefi i shtabit të ushtrisë turke Hulusi Akar, kryetari i Partisë Popullore Republikane të opozitës Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë të Lëvizjes Kombëtare (MHP) Devlet Bahceli dhe zyrtarë të autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

Presidenti Erdoğan vendosi kurorë me lule në mauzoleun, pas së cilës pikërisht në orën 9:05, në kohën kur ndërroi jetë Ataturku, Presidenti i parë i Turqisë i cili u nderua me anë të sirenave.

Erdoğan gjithashtu shkroi në librin e veçantë të kujtimeve në Anatkabir.

“Në 79 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, edhe një herë, me mëshirë dhe respekt, kujtojmë komandantin e madh të luftës turke për Pavarësi, themeluesin e Republikës së Turqisë dhe Presidentin e parë të Republikës Mustafa Kemal Ataturk. Republikën e Turqisë e shohim si një nga trashëgimet më të rëndësishme që na i la Ataturku, për çka ne do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë për ta sjellë atë në nivelin e qytetërimit modern”, shkroi Erdoğan.

Para Mauzoleut Anatkabir të pranishëm ishin edhe një numër i madh i qytetarëve turq, të cilët nderuan Presidentin e parë të Republikës së Turqisë Ataturk dhe pas ceremonisë zyrtare Anatkabir ishte i hapur për vizita.

Një manifestim i ngjashëm i nderit gjithashtu u mbajt në pallatin Dolmabahçe në vendin ku Ataturku ndërroi jetë në këtë ditë.

Sot në ora 09:05, në kohën kur Ataturk ndërroi jetë, aktivitetet ditore në mbarë Turqinë u ndërprenë për dy minuta. Në këtë kohë u aktivizuan sirenat, ndërsa njerëzit me një minutë heshtje dhe me mënyra të tjera përkatëse përkujtuan themeluesin e Republikës së Turqisë.

Veçanërisht të pazakonshme ishin pamjet e ndalimit të trafikut në rrugë, ku shoferët dolën nga automjetet e tyre për të nderuar Ataturkun.

Përvjetori i vdekjes së Ataturkut me programet dhe pritjet përkatëse u shënua në të gjithë Turqinë, por edhe në misionet diplomatike të vendit në mbarë botën.

Ataturku lindi në vitin 1881 në Selanik të Greqisë, aso kohe pjesë e Shtetit Osman. Famën më të madhe ushtarake e fitoi në udhëheqjen e luftëtarëve turq në Betejën e Çanakalasë. Pas shpërbërjes së Shtetit Osman pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Ataturku udhëhoqi ushtrinë turke në luftën çlirimtare.

Si themelues dhe president i Republikës së Turqisë, ai e shndërroi vendin në një shtet modern, laik dhe pro-perëndimor. Ai ndërroi jetë në këtë ditë të vitit 1938, në moshën 57 vjeçare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne