Turqi – Hapet ambasada e Paraguait në kryeqytetin Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) së bashku me homologun e tij Luis Alberto Kastilioni (Castiglioni) bëri përurimin e ambasadës së Paraguait në Ankara.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e përurimit ministri Çavushollu i bëri një vlerësim marrëdhënieve mes Turqisë dhe Paraguait.

Duke vënë në dukje se ministri i Jashtëm i Paraguait, Luis Alberto Kastilioni në shtator premtoi hapjen e ambasadës dhe se e mbajti fjalën, ministri Çavushollu e falënderoi homologun e tij për këtë.

Shefi i diplomacisë turke vuri në dukje se vitin e kaluar Turqia hapi ambasadën e saj në kryeqytetin Asuncion dhe se ajo tani është vënë në veprim, ndërsa shtoi se prej vizitës së realizuar para dy vitesh e këtej janë duke bërë përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Paraguait, Kastilioni i përcolli përshëndetjet që Presidenti i Paraguait, Mario Abdo Benitez i dërgoi Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe popullit turk.

Të dy ministrat më pas pozuan para tabelës ku shkruan “Ambasada e Paraguait”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne