Shqiperia Sociale

Ministrja e Arsimit paralajmëron për ndryshime në kodin penal, çdo prind mund të dënohet nëse kryen këtë veprim

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar sot në një shënim të lënë në Facebook, se ka nisur paketën e re e ndryshimeve në kodin penal, që ka të bëjë me dhunën e ushtruar nga qytetarët kundrejt mësuesve, mjekëve apo punonjësve të tjerë.

Shahini ka njoftuar se këto ndryshime do të votohen në seancën e radhës plenare, ndërsa synohet që në këtë mënyrë të shmanget dhuna e ushtruar, duke marrë si rast të fundit atë të dhunimit të një mësuesi nga një prind.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë!

Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.

Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!”, shkruan Shahini.

shahini

OPINIONE