Turqi-Iran do të zhvillojnë konsultime politike

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njofton se më 30 prill do të mbahet në Ankara takimi për konsultime politike ndërmjet Turqisë dhe Iranit në nivelin e zv/ministrave të të dy vendeve.

Ministritë e Jashtme të Turqisë dhe Iranit do të realizojnë konsultime politike.

Konsultimet politike midis Turqisë dhe Iranit do të mbahen në Ankara më 30 prill 2019 me bashkëkryesimin e ambasadorit Sedat Onal, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Turqisë dhe ambasadorit Abas Arakçi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Iranit, njofton Ministria turke përmes një komunikate me shkrim.

Gjatë konsultimeve në fjalë do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe do të shkëmbehen pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, vijon komunikata.

Më 17 prill ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif kishte realizuar një vizitë zyrtare në Ankara. Në kuadër të kësaj vizite ai kishte pasur një takim me homologun e tij turk Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), si dhe ishte pritur në takim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne