Turqi, largohet “gjermani i fundit”

Përmes një komunikate me shkrim Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë njofton se të mërkurën është larguar nga baza ajrore Incirlik në Turqi ushtari i fundit i kontingjentit gjerman.
29.09.2017 ~ 30.09.2017
Turqi – Largohet ushtari i fundit gjerman nga baza ushtarake në Incirlik

Kanë përfunduar veprimet e tërheqjes së ushtarëve gjermanë nga baza ushtarake ajrore “Incirlik” në Adana të Turqisë.

Në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë thuhet se të mërkurën është larguar nga baza ajrore Incirlik edhe ushtari i fundit i kontingjentit gjerman.

Në bazën ajrore Incirlik Gjermania kishte rreth 260 ushtarë, 1 avion furnizues dhe avionë reaktivë të tipit Tornado.

Kështu ushtarët gjermanë pas një kohe të shkurtër do të fillojnë të realizojnë sërish nga baza ajrore “al-Azrak” në Jordani fluturimet furnizuese dhe zbuluese në mbështetje të koalicionit ndërkombëtar të krijuar për të luftuar DAESH-in./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne