Turqi – Vetëdorëzohen 2 terroristë të PKK/YPG-së

Dy terroristë të PKK/YPG-së, që ishin arratisur nga vendstrehimet e organizatës në veri të Irakut, janë vetëdorëzuar në postën kufitare të Silopit në Shërnak (Şırnak), njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

Lufta kundër terrorizmit vazhdon me vendosmëri edhe brenda vendit.

Në operacionet kundër organizatës terroriste PKK në Bitlis janë asgjësuar 5 strehime të organizatës.

Në një njoftim të mëhershëm Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) kishte bërë të ditur se 11 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, ishin neutralizuar ndërsa po tentonin të depërtonin brenda kufijve të zonës operative të operacionit “Burimi i Paqes” që zhvillon ushtria turke në Siri./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne