Turqi – Zbret në Detin e Zi tubi i fundit i gazsjellësit ‘Rrjedha Turke’

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ndoqën të hënën në Qendrën e Kongreseve në Stamboll një ceremoni që shënonte përfundimin e ndërtimit të pjesës që kalon në det e projektit të ‘Rrjedhës Turke’ (TurkStream), një gazsjellës që do të transportojë gazin rus në T Evropë përmes Detit të Zi dhe Turqisë.

Në fjalimin që mbajti në këtë ceremoni Presidenti Erdoan pasi tha se projekti ‘Rrjedha Turke’ ka arritur në fazën e fundit të tij, nënvizoi se projekti i gazsjellësit ‘Rrjedha Turke’ ofron shumë përparësi jo vetëm për Turqinë, por edhe për fqinjët, rajonin e më gjerë.

Gazsjellësi ‘Rrjedha Turke’ do të jetë gati pas testeve që do të realizohen në vitin 2019, tha Presidenti Erdoan.

Kreu i shtetit turk e quajti Rusinë një partner “të besueshëm”, me të cilin Turqia mund të bashkëpunojë në terma afatgjatë dhe një furnizues “të rëndësishëm” të gazit natyror.

“Bashkëpunimi me Rusinë po përparon në një spektër shumë të gjerë. Objektivi ynë është që vëllimi tregtar dypalësh me Rusinë në arrijë në 100 miliardë dollarë. Që nga viti 1987 Turqia ka blerë nga Rusia 387 miliardë metra kub gaz natyror, shprehje kjo e kapërcimit të çdo lloj sfide me të cilën janë përballur marrëdhëniet tona në fushën e energjisë. Kornizën e marrëdhënieve tona dypalëshe me Rusinë ne nuk e kemi përcaktuar asnjëherë sipas kërkesave apo imponimeve të vendeve të tjera. Kam bindjen se solidariteti jonë me zotin Putin dhe popullin rus do të hapë rrugën për projekte edhe më të mëdha për vendet tona në të ardhmen”,- nënvizoi Erdoan.

Kurse Putin në fjalën që mbajti në ceremoni tha: “Rusia me Turqinë prej shumë vitesh po e realizojnë në një mënyrë shumë të suksesshme bashkëpunimin në fushën e energjisë”.

Putin tha se gazsjellësi ‘Rrjedha Turke’ do ta bëjë Turqinë një qendër “të rëndësishme” të gazit natyror dhe do të përmirësojë pozicionin e vendit në rajon.

Lideri rus tha se materializimi i një projekti të tillë do të ishte i pamundur pa besimin reciprok midis dy vendeve, dhe e falënderoi Erdoanin për “vullnetin dhe guximin politik”.

Pas fjalimeve të rastit me direktivën e presidentëve Erdoan dhe Putin u zbrit në ujërat e Detit të Zi tubi i fundit i pjesës së nënujore të projektit të gazsjellësit ‘Rrjedha Turke’./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne