Burimet izraelite pranojnë se Hamasi posedon raketa që ndryshojnë rregullat e lojës

Një faqe interneti izraelite e njohur për lidhjet e saj të ngushta me shërbimet e inteligjencës ushtarake të regjimit sionist ka pranuar se lëvizja e rezistencës palestineze Hamasi tani posedon raketa që ndryshojnë rregullat e lojës dhe që mund të godasin me lehtësi dhe saktësi të konsiderueshme objektivat në Izrael.

Debka file tha në një raport se burimet e saj kishin identifikuar llojin e raketave moderne të përdorura nga Hamasi në sulmet e fundit në territoret e okupuara palestineze që shkaktuan dëme të konsiderueshme dhe viktima në Izrael dhe e detyruan qeverinë izraelite të pranonte një armëpushim me palestinezët. Ky burim tha se raketat ishin të kalibrit 333mm dhe kishin një rreze veprimi prej 11 kilometrash. Raporti shtoi se raketat ishin të afta të shkatërronin “njësitë e artilerisë, bateritë e ‘Kupolës së Hekurt’, pozicionet e forcave të blinduara, si dhe pajisjet luftarake të inxhinierisë dhe qendrat komanduese”. “Raketat nuk lëshohen nga bateritë e palëvizshme, por nga çdo mjet luftarak 4 × 4 ose xhip, secili prej të cilëve mbart dy raketa”, tha raporti duke shtuar se avantazhi kryesor i raketave ishte lëvizja e tyre që i lejoi Hamasit t’i lëshojë nga çdo zonë në Rripin e Gazës pa u kapur nga radarët izraelitë. Raporti i Debka file për raketat e Hamasit erdhi disa orë pasi kreu i Hamasit në Gaza Jahja Sinwar paralajmëroi Izraelin të mos e testonte sërish grupin e rezistencës. “Kushdo që teston Gazën do të gjejë vetëm vdekje dhe helm. Raketat tona janë më të sakta, kanë një rreze më të madhe dhe bartin më shumë eksploziv sesa në të kaluarën “, tha Sinwar, duke shtuar:” Duart tona janë në këmbëz dhe sytë tanë janë të hapur”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne