Aktori i njohur i bashkohet protestës së banorëve të Astirit dhe sulmon hapur Veliajn: Këta janë mashtrues ordinerë, kam muaj që luftoj me ta

Prej 16 ditësh banorët e “Unazës së Re” janë në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre.

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka përshëndetur qëndresën e banorëve të ‘Astirit’ ndaj projektit të ‘Unazës së Re’, të cilët kërkojnë dëmshpërblim 100% me vlerën e tregut, para se të nisë shembja e banesave.

Në një postim në rrjetet sociale, aktori këshillon protestuesit që të mos ulen në negociata me ata që ai i cilëson si ‘mashtrues ordinerë’, pasi sipas tyre janë hileqarë dhe nuk njohin kompromise.

“Nëse ka ndonjë nga miqtë e mi që është banor i zonës së Astirit dhe më ndjek. Ju këshilloj shumë dashamirësisht, të mos shkoni të uleni për negociata me këta mashtrues ordiner. Nuk mund t’i zini bese atyre qe nuk kanë besë!

Nuk mund tu merrni fjale të dhënë atyre që nuk kanë fjalë burri! Më besoni kam kaq muaj që luftoj me ta dhe e di mirë se cfare them. Do e pësoni nëse uleni në bisedime me ata hileqarë do ju premtojnë dhe s’kanë për t’ju kompensuar asgjë. Këta njohin vetëm një gjuhë rezistence dhe asnjë kompromis. Kujtoni c’ju premtuan para se të fitonin dhe besoj e kupton se ç’po thurin. Respekt për qëndresën tuaj. Rezistoni se u erdhi fundi këtyre të pabesëve”, shkruan Liçaj, edhe duke i’u referuar protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne