Turqia cilëson joserioze qasjen e Francës për ndërmjetësim në Siri

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) i është përgjigjur kërkesës së Francës për të ndërmjetësuar mes Forcave Demokratike Siriane (FDS) dhe Turqisë.

“Ne i refuzojmë qasjet jo-serioze të llojit për ndërmjetësim”, – ka qenë reagimi i Kallën ndaj deklaratave të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili pas takimit me delegacionin e YPG-së, zgjatimi sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, kishte thënë se dëshiron të ndërmjetësojë mes FDS-së dhe Turqisë.

Qëndrimi i Turqisë në lidhje me PKK/PYD/YPG, e cila përpiqet të legjitimojë ekzistencën e saj brenda ombrellës së FDS-së dihet dhe është më se i qartë, shkruan Kallën në reagimin e tij bërë përmes një postimi në Twitter dhe shton:

“Refuzojmë qasjet larg seriozitetit të tilla si ‘dialog, kontakt, ndërmjetësim’ mes Turqisë dhe këtyre strukturave terroriste. Vendet, të cilat ne i pranojmë për vende mike dhe aleate, në vend që të ndërmarrin hapa të tillë që nënkuptojnë legalizimin e strukturave terroriste, duhet të shfaqin një qëndrim të hapur dhe të qartë kundër çdo lloji të terrorit. Emra dhe maska të ndryshme nuk mund ta fshehin dot identitetin e vërtetë të organizatës terroriste”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne