Turqia dënoi sulmin terrorist në Bregun e Fildishtë

Turqia dënoi sulmin ndaj një rajoni ushtarak në kufirin me Burkina-FasoBregun e Fildishtë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, është shprehur keqardhja për vrasjen e shumë ushtarëve në një sulm terrorist ndaj një rajoni ushtarak në qytetin Kofolo, që ndodhet në kufirin e Burkina-Fasos në rajonin verior të Bregut të Fildishtë.

“Ne e dënojmë këtë sulm të neveritshëm terrorist”, thuhet në komunikatë, ndërsa kërkohet mëshira e Allahut për personat që humbën jetën dhe të plagosurve u shprehen urimet për shërim të shpejt.

Në mes të tjerash në komunikatë shprehen ngushëllimet e sinqerta popullit dhe qeverisë së Bregut të Fildishtë.

Bëhet e ditur se 12 ushtarë humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën në sulmin e kryer nga persona të panjohur ndaj rajonit ushtarak në fshatin Tafolo-Back në qytetin Kofolo./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne