Turqia dënoi sulmin terrorist në Mogadisho të Somalisë

Turqia dënoi sulmin e djeshme terrorist me bombë në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme thuhet se është mësuar me keqardhje se disa njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmin e djeshëm me bombë të organizatës terroriste Esh-Shebab ndaj hotelit Afrik në Mogadisho të Somalisë.

“E dënojmë me forcë këtë sulm të neveritshëm. I shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë së Somalisë. Kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me qeverinë dhe popullin somalezë në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne