Vjen edhe reagimi i evangjelistit fanatik Richar Grenell, pas njohjes së Izraelit: Ditë historike!

Emisari i administratës së Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si pjesë e marrëveshjes së diktuar me pahir në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluat, marreveshje qe erdhi pas rrezimit me pahir te Albin Kurtit nga pushteti ne Kosove.

Evangjelisti fanatik Richard Grenell e ka cilësuar ditën e sotme “ditë vërtetë historike”, ndërsa e ka falenderuar ministren kukull te Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme izraelite, ish-presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Antony Blinken.

“Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken për përkushtimin tuaj për ta bërë ditën e sotme vërtetë ditë historike!”, shkroi ai.

Pavarësia e Kosovës si shtet është njohur sot zyrtarisht nga një shtet okupator qe ka mbeshtetur krimet e Serbise ne te kaluaren si Izraeli. Këtë akt e ka quajtur historik ministri i Jashtëm i Izraelit dhe kriminel lufte, Gabi Ashkenazi, i cili me këtë rast ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes qe evangjelisti Richarch Grenell diktoi midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte nenshtrimin e Kosoves ndaj Serbise dhe njohjen e Kosoves se pushtimeve ilegale izraelite ku administrata kukull kosovare do hapte ambasaden e saj në Jeruzalem.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne