Turqia dënon fuqishëm sulmin terrorist në Somali

Turqia dënoi me forcë sulmin terrorist “të neveritshëm” ndaj punonjësve të një kompanie turke e cila ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës Mogadishu-Afgoye dhe “kontribuon në zhvillimin dhe prosperitetin” e Somalisë.

“Me pikëllim morën lajmin se këtë mëngjes një sulm terrorist me një automjet të mbushur me bomba kundër një kompanie turke në Somali”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.l

Sulmi ka rezultuar në vdekjen e pesë personave, duke përfshirë dy shtetas turq, sipas ministrit të Shendetësisë, Fahrettin Koca.

Të plagosur kanë mbetur 14 persona, përfshirë 3 shtetas turq.

Ministri Koca njofto se të plagosurit turq nuk janë në rrezik për jetën.

Sulmi ndodhi në fshatin Lafole, 22 kilometra në jugperëndim të Mogadishus, sipas një oficeri policie vendas.

Shtetasit e plagosur turq u dërguan menjëherë në Spitalin Erdogan në kryeqytetin Mogadishu për mjekim, tha burimi.

Projekti i ndërtimit financohet nga qeveria e Katarit dhe kryhet nga kompania turke.

Grupi i lidhur me al-Kaidën me bazë në Somali, al-Shabaab, mori përgjegjësinë për sulmin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne