Turqia dënon SHBA-në dhe Francën: Jemi pengesa e fundit ndërmjet Evropës dhe terrorizmit

“Vendimi i SHBA-së për sanksione kundër vendit dhe drejtuesve tanë duke ngritur në rend të ditës projektrezolutën mbi pretendimet armene me pretekstin e operacionit «Burimi i Paqes» (që Forcat e Armatosura Turke po ndërmarrin kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë), bie ndesh edhe me memorandumin e nënshkruar më datë 17 tetor 2019, edhe me frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë përmes një komunikate me shkrim.

Nga ana tjetër, në komunikatë theksohet gjithashtu se vendimi i Asamblesë Kombëtare të Francës, i cili ka në shënjestër operacionin “Burimi i Paqes”, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për t’i fshehur dhe deformuar të vërtetat opinionit publik botëror e sidomos atij francez.

“Ne dënojmë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për miratimin e pretendimeve të pabaza armene dhe Asamblenë Kombëtare të Francës për përkufizimin si «aleat» të YPG/PKK-së”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Ministria e mbyll komunikatën e saj me këto fjalë: “Le të dihet që Turqia, pengesa e fundit ndërmjet Evropës dhe terrorizmit, është vendi në frontin e luftës kundër terrorizmit.”/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne