Turqia dënon sulmet e Armenisë ndaj Azerbajxhanit

Turqia dënoi sulmet e forcave të Amenisë ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy dha një përgjigje me shkrim lidhur me sulmin që Armenia filloi mëngjesin e sotëm kundër Azerbajxhanit.

Aksoy tha se Forcat e Armatosura të Armenisë duke shkelur armëpushimin kanë hapur zjarr intensiv me armë të rënda ndaj ushtrisë së Azerbajxhanit dhe në fshatrat Gapanlı në qytetin Terter, fshatrat Çıraklı dhe Garvand i Mesëm të Ağdam, fshatrat Alhanlı dhe Şükürbeyli në qytetin Fuzuli dhe fshatin Çocuk Mercanlı të qytetit Cebrayıl.

“Dënojmë fuqimisht sulmin e Armenisë i cili është shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe i cili ka shkaktuar humbjen e jetëve të civilëve”, deklaroi Aksoy duke shtuar se Armenia me këto sulme ka treguar edhe njëherë se është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sigurisht që Azerbajxhani ruan të drejtën e tij për vetëmbrojtje, për të mbrojtur popullin dhe integritetin territorial të tij. Në këtë proces, Turqia mbështet plotësisht Azerbajxhanin. Do të qëndrojmë pranë tij si të dëshirojë Azerbajxhani vëlla. Me këtë rast uroj mëshirën e Allahut mbi dëshmorët e rënë si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit. Gjithashtu shprehim ngushëllime për Azerbajxhanin”, tha Aksoy.

Ministra e Mbrojtjes së Azerbajxhanit në një deklaratë njoftoi se ushtria armene sot rreth orës 06:00 sipas kohës lokale, duke kryer provokime të gjera në vijën e frontit, hapi zjarr me armë të kalibrit të madh, artileri të topave dhe mortaja ndaj pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase dhe vendbanimeve civile./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne