Turqia dënon titullin e gazetës greke që ofendon presidentin Erdoğan

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar lidhur me titullin e një gazete greke që ofendon presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar duke thënë se “Kjo foto turpi do të mbesë një njollë e zezë në historinë e shtypit grek”.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se ministri Akar ka reguar kundër titullit të një gazete greke e cila përfshin ofendimin ndaj presidentit Erdoğan.

“Dënojmë ashpër shprehjen që është jashtëzakonisht pa nivel e cila vendos në objektiv presidentin tonë në një gazetë greke që nuk ka lidhje me gazetarinë dhe e cila, përfshirë edhe popullin grek nuk mund të pranohet nga askush që është me mendje të shëndoshë. Kjo foto turpi do të mbesë një njollë e zezë në historinë e shtypit grek”, tha ministri Akar duke shtuar se:

“Ne presim nga autoritetet greke që të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme administrative dhe gjyqësore kundër këtyre imoralëve të cilët tashmë janë dënuar në ndërgjegjen publike dhe të cilët synojnë të sabotojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne