FOTO/ Pësoi anim prej tërmetit të 26 nëntorit, IKMT i vendos 88 kg tritol pallatit 12-katësh në Durrës

IKMT ka kryer sot një shpërthim me tritol tek një pallat 12- katësh në Durrës i cili kishte pësuar anim nga njëri krah nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

88 kg tritol të vendosura në 1200 vrima u përdorën për tek ky pallat teksa IKMT bën me dije se me mënyrat e zakonshme ishte e pamundur që ky pallat të rrëzohej.

Kjo për faktin se muret e pallatit kanë qenë beton arme, 40 cm të trashë me dy zgara hekuri nga themelet deri në katin e 12-të.

Deri më sot, sipas IKMT janë shembur mbi 100 objekte të larta vetëm në Durrës, një nga zonat që u prek më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

STATUSI NGA IKMT
IKMT, 88 kg tritol pallatit 12 katësh në Durrës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.
(Ne foto kryeinspektorja e IKMT, Dallendyshe Bici, gjatë inspektimit të objektit 12 katësh, pak përpara shpërthimeve)./BW

foto galeri

foto galeri

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne