Bota

Turqia dhe Greqia dakord mbi “parimet e përgjithshme”

Delegacionet ushtarake turke dhe greke arritën një “mirëkuptim të përbashkët mbi parimet e përgjithshme” lidhur me Mesdheun Lindor në takimet në selinë e NATO-s në Bruksel, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Një seri bisedimesh teknike midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke ishin planifikuar pas një telefonate midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, kujtohet në deklaratën e ministrisë të publikuar në Twitter.

“Turqia dhe Greqia arritën një mirëkuptim të përbashkët mbi parimet e përgjithshme në takimet e delegacioneve ushtarake në selinë e NATO-s në Bruksel”, thuhet më tej.

“Takimi tjetër, ku do të diskutohen detajet teknike të koordinimit për funksionimin e sigurt të elementeve në Mesdheun Lindor, është planifikuar të mbahet në Selinë e NATO-s më 5 tetor 2020”, tha ministria.

Delegacionet ushtarake turke dhe greke zhvilluan një seri bisedimesh teknike, duke filluar nga 10 shtatori, në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar Mesdheun Lindor.

Raundi i gjashtë i bisedimeve u mbajt të martën, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA