Turqia dhe Pakistani do të luftojnë bashkë kundër FETO-s

Pas takimit kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe Kryeministrit të Pakistanit, Imran Han, që erdhi në Turqi me ftesë të presidentit turk, u bë një deklaratë e përbashkët, ku u dhanë informacione në lidhje me takimet.

Në deklaratën e përbashkët të Turqisë dhe Pakistanit u theksua se u konfirmua vendosmëria e të dyja vendeve për luftën kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Gjithashtu u shpreh kënaqësia për bashkëpunimin aktual ndërmjet dy vendeve në forumet shumëpalëshe dhe ato të tjera duke filluar nga Kombet e Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit Islam, Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Organizata e 8 Vendeve në Zhvillim.

Në deklaratën e përbashkët u ripërsërit vendosmëria të siguruar dhe vazhduar sigurinë në fushën e paqes, mirëqenies dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare si dhe u theksua nevoja e sigurimit të një zgjidhjeje të përshtatshme në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për problemin e Jammu-Keshmir me rrugën e një dialogu të vazhdueshëm.

Dy liderët ripërsëritën vullnetin për të vazhduar mbështetjen e fuqishme reciproke që Turqia dhe Pakistani i japin njëra-tjetrën në çështjet me interes të përbashkët kombëtar dhe shprehën vendosmërinë e fuqishme për të çuar edhe më përpara marrëdhëniet dypalëshe në dobi të popujve të të dyja vendeve.

Ndërkaq në deklaratë, dy vendet refuzojnë të gjitha nismat për ndryshimin e statusit dhe karakterit historik të Jerusalemit dhe i bëhet thirrje shoqërisë ndërkombëtare për të rritur mbështetjen ndaj popullit palestinez në lidhje me përpjekjen e tij për krijimin e Shtetit të Palestinës me kryeqytet Jerusalemin brenda paqes, sovranitet dhe vazhdimësi gjeografike në kufijtë e vitit 1967./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne