Turqia dhe Rusia realizojnë patrullimin e dytë të përbashkët në Idlib

Forcat turke dhe ruse realizuan patrullën e dytë të përbashkët në autostradën M4 në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, në përputhje me Marrëveshjen e Moskës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Në kuadër të Marrëveshjes së Moskës, patrulla e dytë e përbashkët turko-ruse në autostradën M4 është realizuar me kontributin e njësive ajrore dhe tokësore”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Turqia dhe Rusia ranë dakord për një protokoll i cili kërkon nga palët të “ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlib duke filluar nga 6 marsi i vitit 2020”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne