Bota

Turqia dhe SHBA-ja kryejnë ushtrime stërvitore detare të përbashkëta në Mesdhe

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, Ministria deklaroi se më datë 26 gusht janë mbajtur ushtrime stërvitore detare të përbashkëta me fregatën “TCG Barbaros”, korvetën “TCG Burgazada” dhe destrojerin amerikan “USS Winston S. Churchill”.

Këtë javë, Turqia dhe më vonë Greqia dërguan alarme kundërshtuese për kërkimin e energjisë dhe stërvitje ushtarake në Mesdhe.

Greqia kundërshton eksplorimin aktual të energjisë në Mesdheun Lindor nga Turqia duke u përpjekur të vendoset në hapësirën detare turke bazuar në ishuj të vegjël afër bregdetit turk.

Turqia – shteti me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe – ka dërguar anije shpimi për të eksploruar energji në platformën e saj kontinentale duke potencuar se të drejta në rajon kanë edhe Turqia, edhe Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV).

Zyrtarët turq theksojnë se dialogu për ndarjen e drejtë të këtyre burimeve do të jetë fitimprurës për të gjitha palët.

/trt

OPINIONE

INTERVISTA