Çavusoglu: Turqia nuk përshkallëzon tensionimin në Mesdhe, por Greqia

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se “Turqia nuk e përshkallëzon tensionimin në Mesdheun Lindor, por është Greqia dhe udhëheqja greko-qipriote”.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij gjerman Heiko Maas, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare.

Në fjalën e tij ministri Çavusoglu duke iu drejtuar Greqisë tha: ”Hiqni dorë nga kjo kokëfortësi. Mos e rrezikoni vetën duke u mbushur me fjalët e disa vendeve. Jeni duke hedhur hapa të gabuara, kësaj radhe nuk do të ndodhë aksident, por do të bëjmë atë që është e nevojshme”.

Shefi i diplomacisë turke deklaratën e tij e vijoi me këto fjalë: “Greqia të mos i besojë vendeve që përpiqen për ta shtyrë përpara flotës turke. Ne jemi fqinj dhe dimë të bëjmë ndarje të drejtë”.

Ndërkaq ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se “Përshkallëzimi i tensionimit në Mesdheun Lindor nuk është në dobi as të BE-së, as Greqisë e as të Turqisë”.

“Ne biseduam për gjendjen e rrezikshme në Mesdheun Lindor. Kjo çështje nuk është në interes vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe të NATO-s. Situata është shumë e rrezikshme”, bëri të ditur Maas.

Duke vënë në dukje se përshkallëzimi i tensionimit nuk sjell dobi për asnjë palë, ministri gjerman tha: “Kjo është një çështje që do të zgjidhet me diplomaci, ka një vullnet të mirë për dialog dhe për këtë duhet të përgatiten kushtet politike brenda BE-së”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne