Turqia e vendosur për të rritur e thelluar tregtinë me Iranin

Duke iu drejtuar të pranishmëve në Forumin e Biznesit Turqi-Iran, i cili po zhvillon punimet në Ankara, Olpak theksoi se vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve është në nivel të arsyeshëm dhe të pranueshëm, por ende jo të mjaftueshëm.

Ai tha se pengesat që paraqitet për më shumë investim dhe tregti në Iran, janë të pakapërcyeshme vetëm me vullnetin dhe përpjekjet e komunitetit të biznesit, ndërsa tërhoqi vëmendjen mbi disa pritma të tyret nga pala iraniane.

“Fakti që Irani ndaloi importin e 1.800 produkteve duke përfshirë këtu edhe 68 zëra në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë Preferenciale, na ka trishtuar dhe ka ndikuar negativisht objektivin tonë tregtar. Për shkak të pamundësisë për të transferuar valutë të huaj, kompanitë tona, të cilat kanë investime në Iran, nuk mund të tërheqin nga doganat as lëndët e para që importojnë për prodhim në fabrikat e tyre atje, duke hasur kështu vështirësi edhe në prodhim. Në këtë pikë, ne presim mbështetjen dhe lehtësimet e nevojshme nga autoritetet iraniane”, deklaroi Olpak.

Gjithashtu – shtoi ai – ne presim që të zgjidhen problemi i certifikatës së regjistrimit të importit lidhur me produktet farmaceutike dhe kozmetike të eksportuara nga Turqia në Iran, si dhe bllokimet e veprimeve/procedurave në doganat iraniane.

Kurse shefi i Kabinetit të Presidencës së Iranit, Mahmoud Vaezi, vuri në pah se disa banka dhe afaristë të Turqisë janë të rezervuar pasi u druhen sanksioneve amerikane.

“Ne s’duam kurrsesi që ndonjë biznesmen turk të përballet me telashe dhe të mbetet nën presion. E rëndësishme për ne në këtë komision të përbashkët është të parandalojmë rënien e marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy vendeve”, tha Vaezi.

Pas fjalimeve të rastit, u nënshkrua plani i veprimit për bashkëpunim ndërmjet ministrive të Shëndetësisë së Turqisë dhe Iranit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne