TURQIA GODET THELLË NË ISRAEL!!!

Savash VELIU

Para ca ditësh amerikanët larguan rreth 120 ushtarak të saj nga rrethina e Tel Avivit dhe i dergoi në bazën Gjermane, kjo tregon frikën e saj nga një ushtri e padukshme!

Më në fund pas Ultimatumit 12 orëshe TURQIA GODET ISRAELIN. Jo rastësisht Shpata e Zhveshur nga Milli në Hutbe me Xhyben e Zezë të kryemyftiut turk Erbash në Aja Sofia ishin minutat e fundit para skadimit të ultimatumit turk ndaj israelit… dhe pas skadimit filluan breshëri raketash të bien në israel!

Kjo tregon se PALESTINA do të plotësoj PRANVERËN ARABE. Ajo ka gjasa të rrënoj Israelin dhe Regjimet Arabe të sheikëve të shthurur e të shitur ndaj shtetit sion.

Asif Bayat, rreth Pranverës Arabe, thotë, “Vala e kryengritjeve të vitit 2019 në Algjeri, Sudan, Liban dhe Irak provoi se Pranvera Arabe nuk ka vdekur, përkundrazi vazhdoi në të tjera vende në rajon, që do të thotë se Motori kryesor i Pranverës Arabe është ende ndezur nga politika Arabe e mbështetur në një masë të madhe në të njëjtat praktika kolektive.

Ai shton, “2011 çoi në 2019, dhe 2019 do të çojë në një valë të re demonstratash në 2021’.

Heshtja e regjimeve arabe rreth asaj që po ndodh në Gaza do të jetë shkaku i rrënimit të tyre sepse regjimet e sheikëve të harbuar janë të shurdhër e të verbër përball ritjes së mllefit të shtuar në shoqëritë arabe që ndiqet dhe koordinohet me vigjilenc të thukt nga Turqia që jep shtytje popujve arab drejt Pranverës së Dytë Arabe.

Turqia deri më sot një nga një po realizon caqet e saja në Lindjen Arabe, gati janë Siria, Iraku dhe Libija. Rradha është te Israeli. Bota islame mendon se Turqia asgjë nuk bën përpos retorikës populiste boshe dhe diplomacis qortuese, por pas perdes ajo bën një revolucion që dërmon gjitha meridianet botërore sepse Erdogani është një projekt i arritur me AKP-në më vitin 2002 nga ‘’Shteti i Thellë Turk’’.

Turqia viteve të fundit po përgaditë projekt planin goditëse brenda Lindjes Arabe duke i stërvitur militantët palestinez të Hamasit dhe El Kassam në Turqi me të gjitha llojet e armëve të sofistikuara deri te raketat me rreze të shkurta, të mesme dhe ato me rreze të gjata poashtu i furnizon me çdo lloj teknologjie ushtarake, derisa në rripin e Gazes para hundëve të Mossadit i cili mendon se kontrollon territorinë e Palestinës aty MITi turk infiltron edhe armatime të ndryshme palestinezëve. Dhe tani pas breshërive të raketave ndaj Israelit ai kuptoj se shërbimi secret turk MIT është në Israel.

Israeli bënte propagand të madhe mbi sistemin e përsosur të mbrojtës ajrore ‘’Mburoja e Hekurt’’ të cilën MITi turk në hollësi e ka studjuar, dhe për ti zbuluar pikat e dobëta të saja ajo i testoj duke i bërë dy operacione të ndryshme kibernetike mbi sistemin ajror dhe e deshifroi sistemin e reaktivizimit të tyre. Pasi u dha urdhër Hamasit me qindra raketa u aktivizuan mbi Israel dhe pjesa më e madhe e tyre ranë në qytetet Israelite. Mediat Israelite i kthyen sytë nga Turqia me pyetjen; Ku ishte Mossadi derisa Turqia arriti deri në hundë të israelit dhe futi kaq shumë raketa në Gaze. Këta raketa si mund të bien brenda israelit???

Hamasi para disa viteve me raketat e dobëta të shkrepura ndaj israelit nuk bënte asnjë dëm në Israel derisa sot ato godasin caqet më precize në israel. Eshalloni i parë me qindra raketa rreze shkurta mashtruan gjitha sistemet ajrore Israelite të aktivizohen dhe pasi ato u hutuan u nisën raketat me rreze të gjata dhe qëlluan arterien e israelit siç është aeroporti Ben Gurion të shkëput lidhjen e tij me botën. Eshalloni i dytë kishte shënjestruar bregdetin israelit me qëllim të godas turizmin israelit. Dhe në shënjestrën e eshallonit të tretë ishin stacionet e petrolit me depot e rafinerisë një tregues se goditjet kishin për cak goditjen e ekonomisë së Israelit. Këta ishin llogari të përzgjedhura dhe strategjike një tregues se qëndron pas tyre një  ‘’tru shteti’’ dhe ai ‘’tru shteti’’ ishte Turqia.

Raketat qëllonin caqet që kishte zgjedhur Turqia derisa ‘Mburoja e Hekurt’ nuk bënte gjë dot. Ndërkoh filloi vala e dytë me dronet kamikaze të teknologjisë turke mbi Israel ku qëlluan dy sisteme të ‘mburojes së hekurt’ derisa në anën tjetër rifilluan sulmet kibernetike të MIT-it turk mbi sistemet secrete israelite duke i dëmtuar keqazi komunikimet interne mes tyre.

Sipas juve kush i fabrikoi këto akte mbi israel? Ndoshta Turqia sot në Israel teston ‘’smart municionet’’ dhe ‘’atac systemet cybernetike’’ më të përsosura të saja që botërisht të njohura sepse ajo posedon një sistem elektronik të luftës më të sofistikuar të drynosjes së çdo sistemi dhe radari armik në botë si KORAL-1, tani paramendoni ato më të rejat si Koral-2 dhe 3!

Turqia ka furnizuar Hamasin dhe El-Kassam me raketat më të avancuara rreze gjata por padiskutim edhe ca shtete tjera mes tyre Irani por me raketa klasike rreze shkurta. Raketat dhe Predhat turke janë me sisteme të avancuara radari të navigacionit ‘’Smart’’ autogjurmues të objektivave armike, prandaj kanë qëlluar pamëshirshëm caqet ekonomike të Israelit e assessi caqet civile. Tani mendoni mirë se Turqia me MIT-in, Ushtrinë dhe me Trurin e Shtetit të Thellë mijëvjeçare, ja ku doli në mejdan.

Është Israeli që me vite të tëra ka djegur zemrat e turqve me PKK-në por jo vetëm atyre por gjithë muslimanëve sepse Israeli nuk kishte një shtet të vërtetë para vetes. Tani Israeli ballafaqohet me Turqinë dhe e shpagon gjobën për çdo zullum të bërë në këto toka islame.

Kujtoni kur presidenti Erdogan tha; ‘’Më Turqia nuk do luftojë brenda, por atë do ta bëj jashtë kufijve të saj’’, dhe atë e bëri sot!

Turqia tani është e drejtuar për t’u çliruar Kudusi i shenjtë. Sepse ajo posedon një fuqi të madhe ushtarake që se ka asnjë shtet islam dhe ai botëror sepse ka përvoj lufte mbi 50 vite me të gjitha elementet terroriste. Turqia nga Populli Palestinezë për të bëmat e saja sot falemnderohet me një gjest të veçant ku gjatë protestave palestineze dhe përcjelljeve të shehidëve të tyre ato barten dhe mbulohen me flamurin Turk, ky është realiteti i ri në Arabinë islame sot e gjetiu!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne