Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar në lidhje me përpjekjen e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e quajtur “të pavlefshme”.
“Hapi i parlamentit izraelit drejt aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe është i pavlefshëm”, tha ministria turke.
Më tej, ministria theksoi se “hapi provokues, i ndërmarrë në një kohë kur përpjekjet për paqe janë duke u zhvilluar në Gaza, kërcënon sigurinë dhe stabilitetin tashmë të brishtë në rajon”.
“Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsi Lindor, i cili ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967, është territor palestinez. Veprimi i paligjshëm i Izraelit nuk duhet të lejohet në Bregun Perëndimor. Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez dhe të mbështesë përpjekjet për të krijuar një Shtet të Palestinës të bashkuar gjeografikisht, të pavarur dhe sovran bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet të tij”, tha ministria në reagimin e saj./AA















