Turqia hyn në një epokë të re të marrëdhënieve me Gjermaninë

Periudha e tensionit ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë ka mbetur prapa dhe në marrëdhëniet dypalëshe ka filluar një periudhë e re.

Ministrat turq, pjesëmarrës në samitin e ekonomisë turko-gjermane, të zhvilluar në Gjermani, vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) tha: “Mendoj se ka filluar një periudhë e re që jep reflekse shumë më të fuqishme në një politikë ekonomike të avancuar, botëkuptimit të përbashkët strategjik dhe pikëpamje strategjike ndërmjet marrëdhënieve të dy vendeve”.

Duke u prononcuar për median turke, duke theksuar përparimin e jetuar në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, bëri të ditur se tensioni me Gjermaninë ka marrë fund dhe ka filluar një proces i ri.

“Dy vendet i shohin shumë çështje në mënyrë të njëjtë. Ne kemi hyrë në një periudhë të re në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe duam të zgjerojmë më tej lidhjet tona duke hedhur hapa strategjike për të pasur një qasje të sinqertë dhe konstruktive” tha ministri Allbajrak.

Edhe Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Ruhsar Pekcan) tërhoqi vëmendjen në mbështetjen e Gjermanisë për marrëveshjen e unionit doganor.

“Të dyja palët kanë të njëjtën dëshirë dhe objektivë. Duhet të fillojnë mbledhjet për përditësimin e marrëveshjes së unionit doganor ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Në këtë drejtim ne pamë pranë vetes mbështetjen e Gjermanisë. Kjo ishte shumë e rëndësishme për ne” tha Pekxhan.

Edhe Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) theksoi rëndësinë e Gjermanisë në sektorin energjetik të Turqisë.

“Investimet aktuale të kompanive me origjinë gjermane në Turqi kanë tejkaluar shifrën e 25 miliardë dollarëve dhe në këto investime janë punësuar 15 mijë punëtorë. Kjo është shumë e kënaqshme” tha ministri Dënmez.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne