Detaje/ Shpërthimi në Vlorë, çfarë deklaroi pronari në polici

Zbulohen detaje të reja pas shpërthimit me tritol që ndodhi mbrëmë në një banesë në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorës. Lënda eksplozive ishte vendosur në hyrje të një banese në pronësi të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç, në katin e katër të një pallati.

43-vjecari punonte si zdrukthëtar dhe nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur shpërthimi, por aty ndodhej bashkëshortja me fëmijët.

Gjatë dëshmisë së tij për rreth 5 orë në polici, ai ka deklamuar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet se pse i kanë vendosur tritol në banesë. Mësohet se lënda eksplozive është aktivizuar përmes fitilit dhe jo me komandim.

Njoftimi nga policia:

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne