Turqia i fut frikën Greqisë? Athina armatoset deri në “dhëmbë”: Blemë katër luftanije për…

Athina ka planifikuar blerjen e 4 luftanijeve franceze te tipit “Belharra” të gjeneratës së fundit, pas përshkallëzimit të tensioneve me Ankaranë në muajt e fundit në detin Egje si dhe kërcënimeve turke për ZEE të Qipros.

Lajmi, i cili përflitej ditët e fundit në mediat greke, vërtetohet tashmë edhe nga disa të përditshme gjermane, të cilat shtrojnë pyetjen se si do të mund të paguajë Greqia këto shuma marramendëse ndërsa financat e saj janë ende të brishta.

Athina duket se ka rënë dakord me Parisin për blerjen në fillim të dy luftanijeve, vlera e te cilave shkon në 2 miliardë euro dhe më pas do të nënshkruajë kontratë edhe për dy të tjera, menjëherë pasi Banka Qendrore Evropiane të çlirojë fitimet e saj nga obligacionet e mbajtura aktualisht të qeverisë greke.

Fregatat “Belharra” janë anije të teknologjisë së lartë, që kanë jo vetëm sisteme të mbrojtjes detare, por sigurojnë mbrojtje të gjithë zonës ajrore duke u bërë një faktor mbizotërues në det dhe ajër. Deri në ndërtimin e plotë të fregatave moderne franceze në 2021, Parisi do t’i huazojë Athinës dy luftanije të tjera të tipit “Fremm”.

Pavarësisht krizës financiare dhe viteve të vështira për popullin grek, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Paqe Ndërkombëtare në Stokholm (SIPRI), Greqia ka blerë prej vitit 2011 deri në 2016, 20 helikopterë francezë ushtarakë të tipit NH-90 me kosto 546 milionë euro dhe 60 raketa anti-anije të tipit MM-40.

Ndërsa vjet Athina filloi financimin e një programi për përmirësimin e avionëve luftarakë F16 dhe mirëmbajtjen e raketave anti-ajrore S300 me vlerë mbi 1.2 mld euro. Greqia vazhdon të mbaje vendin e tretë për shpenzime ushtarake në nivelin 2.3 % të PBB, pas SHBA dhe Frances, duke lënë pas Turqinë dhe Britaninë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne