Bota

Turqia i pergjigjet Amerikes: pezullon vizat per amerikanet

Ambasada turke në Uashington deklaroi më 8 tetor se i pezulloi të gjitha shërbimet e emigrantëve të vizave në të gjitha ambientet diplomatike turke në SHBA në kunderpergjigje për vendimin e fundit nga Ambasada e Amerikes në Ankara për të pezulluar të gjitha shërbimet e vizave jo-emigruese në objektet e saj diplomatike në vend.

“Ngjarjet e fundit kanë detyruar qeverinë turke të rivlerësojë angazhimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për sigurinë e objekteve dhe personelit të Misionit Turk. Për të minimizuar numrin e vizitorëve në ambasadën dhe konsullatat tona, ndërkohë që ky vlerësim vazhdon, pezulluam të gjitha shërbimet e vizave jo emigruese në të gjitha objektet diplomatike turke në SHBA “, thuhet në një deklaratë nga Ambasada Turke ne Uashtington.

“Kjo masë do të zbatohet për vizat në pasaportat, si dhe e-vizat dhe vizat e blera në kufi,” shtoi ajo.

Etiketa

OPINIONE