Turqia kërkon shpjegim nga Rusia për praninë e terroristit në Kongresin në Soçi

Turqia ka kërkuar shpjegim nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për prezencën e terroristit Mihraç Ural ndër pjesëtarët e Kongresit të Soçit.

Pasi delegacioni vëzhgues i Turqisë, që ndoqi Kongresin në Soçi, ka vënë re se ndër të pranishmit ishte edhe lideri i organizatës terroriste THKP-C Acilciler, Mihraç Ural, që është edhe një nga të pandehurit për sulmin terrorist në vitin 2013 në Reyhanli të Hatayit, ku gjetën vdekjen 52 persona, Ministria e Jashtme e Turqisë i është drejtuar Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes së Federatës së Rusisë, që organizonte aktivitetin.

Delegacioni turk regjistroi shqetësimin e Turqisë për prezencën e këtij personi në kongres, i cili nuk bënte pjesë në listën e të ftuarve që i ishte paraqitur Turqisë dhe kërkoi shpjegim nga vendi organizues për këtë.

Autoritetet ruse bënë të ditur se do të shqyrtojnë me shpejtësi këtë çështje dhe do të japin informacion në lidhje me rezultatet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne