Turqia kundërshton propozimin e BE-së për Qipron

Propozimet e BE-së për çështjen e Qipros, “të cilat kurrë nuk u janë referuar të drejtave të barabarta të qipriotëve turq në burimet natyrore të ishullit, nuk janë aspak serioze”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke të shtunën.

Në një deklaratë të shkruar, Hami Aksoy iu përgjigj propozimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, i cili planifikon t’i ulë së bashku Turqinë dhe administratën qipriote Greke.

Aksoy tha se derisa çështja e Qipros për burimet e hidrokarbureve të zgjidhet, bashkëbisedues të qipriotëve grekë janë qipriotët turq.

Ai tha se në këtë kontekst, bashkëbiseduesi i Ministrisë së Jashtme të administratës qipriote greke nuk është Turqia, por Ministri i Jashtëm i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) Kudret Ozersay.

Duke theksuar përpjekjet e zgjidhjes, Aksoy tha se nëse dëshirohet një zgjidhje në çështjet e Mesdheut Lindor, të dy popujt në ishull duhet të mblidhen sa më shpejt që të jetë e mundur për të krijuar një mekanizëm të përbashkët bashkëpunimi për kërkimin dhe funksionimin e burimeve të hidrokarbureve, përfshirë këtu edhe ndarjen e të ardhurave.

“Propozimi i TRNC-së më 13 korrik 2019 ofron bazën e nevojshme për këtë”, tha ai.

Ai shtoi se kufizimi i zonave të juridiksionit detar në perëndim të ishullit të Qipros është i mundur vetëm pasi të zgjidhet çështja e Qipros.

Aksoy theksoi se Turqia kurrë nuk do të ulet në tryezë me administratën greke qipriote që ka uzurpuar titullin e “Republikës së Qipros” dhe nuk përfaqëson qipriot turq./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne