Turqia mbështetësja më e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Kështu është shprehur ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në një dalje për mediat në Shkodër pas aktivitetit përkujtimor dhe ekspozitë me rastin e përvjetorit të lindjes dhe vdekjes së poetit të himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy.

A do të ndryshojë qasja e Turqisë ndaj Shqipërisë, pasi kjo e fundit të jetë pjesë e BE-së, ambasadori Yörük tha:

“…Asnjë ndryshim nuk do të ketë. Turqia ka qenë dhe mbetet mbështetësja më e madhe e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe NATO-s, madje për të gjitha vendet që dolën nga sistemi i errët komunist. Në këtë kuadër ne jemi të parët që kemi duartrokitur për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria në vitin 2014. Turqia do të jetë në krye të vendeve që do të ndjejë kënaqësinë që Shqipëria do jetë anëtare e BE-së. Edhe Turqia është vend kandidat për në BE…”,- tha ambasadori turk.

Ai ndër të tjera tha se: “…Një ndër politikat strategjike e Turqisë është anëtarësimi në BE. Turqia dhe Shqipëria ashtu sikurse ka qenë prej qindra vitesh vazhdon dhe sot të jetë në të njëjtin kulvar me Shqipërinë. Ndërkohë kur vendet imperialiste i hodhën sytë për sulme ndaj Shqipërisë dhe Turqisë, Heroi Hasan Riza Pasha dha jetën për mbrojtjen e Shkodrës, edhe vëllezërit tanë shqiptarë dhanë jetën për mbrojtjen e Çanakalasë…”.

Ndërsa, në lidhje me anëtarësimin e vetë të Turqisë në Bashkimin Evropian, ambasadori turk, Yörük deklaroi:

“…Turqia është vend kandidat për në Bashkimin Evropian (BE). Ky proces ka filluar qysh kur është pranuar në vitin 2015 dhe një nga objektivat strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Turqisë është anëtarësimi i saj në BE…”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne