Përkujtohet 4-vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, ATTSO, festoi para pak ditëve 4-vjetorin e themelimit.

Në fjalën e saj përshëndetëse në një konferencë, zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, shprehu falënderimet dhe mbështetjen për investimet e kompanive turke në Shqipëri. Mesi iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të ATTSO, lidhur me problematikat që hasin kompanitë në aktivitetit të tyre.

Ndërsa, në një fjalim të mbajtur në këtë aktivitet, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük foli dhe për anketimin e kompanive turke për zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri. Duke vënë në dukje se ai beson që ky anketim ka për ti shërbyer zhvillimit të ekonomisë shqiptare, ambasadori Yörük në vijim të fjalës së tij tha se në Shqipëri ka më shumë se 430 kompani turke që operojnë, 109 prej të cilave janë prodhuese.

“Jemi të përkushtuar që të çojmë në 1 miliardë dollarë shkëmbimet tregtare, ashtu sikurse ka dhënë fjalën edhe vetë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij në Shqipëri”, tha Yörük dhe më pas shtoi duke thënë se ATTSO në vitin e saj të pestë po hyn me një energji të re. Ai nuk nguroi të urojë edhe për vitin e ardhshëm duke thënë se 2019-ta uroj të kalojë sa më mirë për kompanitë turke dhe shqiptare.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Seyhan Pencablıgil tha se “…Synimi i kësaj dhome tregtie është zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira mes vendit mik, Shqipërisë dhe Turqisë. Jam i kënaqur të them që kam patur mbështetjen e të gjitha institucioneve përkatëse për mbarëvajtjen e punës së tyre. Preferojmë të jemi neutralë. Të gjitha qeveritë që zgjidhen nga populli janë të mirëpritura nga ne. Falënderoj ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, Ataşeun e Tregtisë së këtij vendi në Tiranë dhe anëtarët tanë për besimin…”, ka thënë ai më tej në fjalën e tij.

Ndërsa, sekretarja e ATTSO, Erinda Zhupani ka dhënë informacion mbi punën e kësaj dhome në 4 vitet e shkuara.

Në këtë takim krahas pjesëmarrjes së autoriteteve ishin prezentë dhe presidenti i “Turalb Krom”, Fethi Kaya si dhe biznesmenë të tjerë shqiptarë dhe turq të cilët janë anëtarë të kësaj dhome./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne