Turqia merr kryesimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Turqia ka marrë përsipër kryesimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) për periudhën 2020-2021, bëri të ditur Ministria e Jashtme turke.

Vendi mori kryesimin pasi më herët e mbajti këtë detyrë në vitet 1998-1999 dhe 2009-2010, tha ministria në një deklaratë.

Ministria rukujtoi se SEECP, e themeluar në vitin 1996, përbën forumin më të gjerë rajonal të bashkëpunimit në të cilën marrin pjesë të gjitha 13 vendet e Evropës Juglindore.

Siç thuhet në deklaratë, prioritet i Turqisë gjatë kryesimit me SEECP-në do të jenë lufta kundër COVID-19, që është tema kryesore e agjendës së vendeve të rajonit, si dhe çështjet globale dhe rajonale.

Turqia, theksohet më tej, punimet e saj gjatë kryerjes së kësaj detyre do t’i zhvillojë mbi parimet themelore të këtij forumi, që janë kujdesi për rajonin dhe inkluziviteti./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne