Turqia mirëpret mbajtjen e takimit ndër-palestinez

Turqia mirëpriti mbajtjen e një takimi ndër-palestinez të organizuar nën kryesinë e presidentit palestinez Mahmoud Abbas.

Takimi ndër-palestinez u mbajt mbrëmë vonë përmes videokonferencës midis krerëve të grupeve palestineze në Ramallah dhe Bejrut. Në takim u shqyrtuan mënyrat për të parandaluar planet e aneksimit izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar.

Takimi erdhi në një kohë kur Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraeli njoftuan më 13 gusht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë hapjen e ambasadave në territorin e njëri-tjetrit.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë theksohet rëndësia dhe prioriteti i procesit të pajtimit është rritur më shumë pas incidenteve të fundit që synojnë “të spastrojnë kauzën palestineze dhe të minojnë vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete”.

“Turqia do të vazhdojë të inkurajojë përpjekjet drejt arritjes së unitetit dhe solidaritetit midis palëve dhe entiteteve palestineze nga tani e tutje siç është bërë në të kaluarën dhe do të vazhdojë të sigurojë të gjitha mjetet e mbështetjes për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme të konfliktit izraelito-palestinez”, thuhet gjithashtu në komunikatë.

Autoriteti Palestinez dhe fraksionet e rezistencës kanë denoncuar marrëveshjen EBA-Izrael, duke thënë se ajo nuk i shërben kauzës palestineze dhe injoron të drejtat e palestinezëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne