U mbyt në rezervuar, gjendet trupi i 19 vjeçarit në Kukës

Polumbarët e Reneas nxorën sot trupin e pajetë të të riut që u mbyt dje në një rezervuar në fshatin Shishtavec të Kukësit.

Sipas policisë këtë të premte është bërë i mundur gjetja dhe nxjerrja në breg e trupit të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

I riu kishte humbur jetën një ditë më parë në momentin që është futur për tu larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne