Turqia ndërton bazë ushtarake në veri të Sirisë

Mediat turke njoftuan për ndërtimin e një baze ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë me qëllim kontrollimin e grupeve të armatosura.

Qeveria turke për të ruajtur kontrollin e Edlibit dhe për të kontrolluar grupet kurde kundërshtare të qeverisë turke, synon të ndërtojë 8 baza ushtarake në Edlib. Sipas një njoftimi të ushtrisë turke, në Edlib Turqia do të ndërtojë 14 kulla të tjera vrojtimi për kontrollimin dhe monitorimin e situatës në këtë qytet. Me gjithë kundërshtimet e qeverisë siriane, Ankaraja duke kaluar kufirin e Sirisë ka dislokuar trupa dhe ka ngritur baza ushtarake brenda në Siri. Me gjithë kundërshtimet e qeverisë së Damaskut, qeveria turke pretendon se prania e forcave të saj ushtarake në Siri ka për qëllim krijimin e zonave të sigurta në Edlib sipas marrëveshjes së takimit të gjashtë të Astanasë. Mirëpo në realitet qeveria turke është e shqetësuar nga forcimi i pozitës së kurdëve në rajon dhe sidomos në veri të Sirisë.

Presidenti i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë AK, Rexhep Taip Erdogan në Forumin Rinor 2023, të organizuar në Qendrën e Kongresit “Kemal Beyatli” në Stamboll tha se “Kudo që ka ndonjë provokim kundër nesh, mund të godasim një mbrëmje papritmas”. Gjatë fjalimit të tij Erdogan deklaroi se “Kudo që ka ndonjë provokim kundër nesh, mund të godasim një mbrëmje papritmas. ‘A thua do të na lejon dikush?’ S’ka më, kaluan ato punë. Ata të cilët janë partnerë strategjik me ne, përderisa respektojnë ligjin tonë, edhe ne i respektojmë ata, në të kundërtën më vjen keq”. Erdogan, po ashtu theksoi rëndësinë e rinisë, ku bëri të ditur se një pjesë e madhe e atyre të cilët marrin pjesë në kongreset e tanishme përbëhen nga anëtarët e degëve rinore. Ai shtoi se kjo gjendje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet për deputetë dhe kryetarë komunash. Padyshim se kur të vijë dita ata do të arrijnë edhe më lartë. Shpresoj se të rinjtë dinamikë do të arrijnë më lartë. Në pozitën e presidencës do të jetë njëri prej jush”, tha ai. Për aq kohë sa jetoj, përderisa ky shpirt qëndron në këtë trup do të vazhdoj të qëndroj pranë jush. Ne si Turqi jemi një shtet që gjithmonë lavdërohemi me popullsinë e re. Mënyra për të qenë i fuqishëm dhe efektiv në çdo fushë, sidomos në ekonomi, kalon nga rruga e të rinjve të fuqishëm dhe efektiv”, tha Presidenti Erdogan.

Operacioni i forcave turke në Siri është quajtur “ Mburoja e Eufratit”. Me anë të këtij operacioni Turqia synon të mbajë larg kufijve të saj grupin terrorist ISIS si dhe synon të parandalojë lëvizjen e njësiteve të mbrojtjes popullore në perëndim të lumit Eufrat. Pas sukseseve në luftën kundër ISIS, aktualisht Turqia po mundohet të dobësojë pozitën e forcave kurde në Siri. Operacionet e ushtrisë turke janë intensifikuar edhe më shumë pas organizimit të referendumit separatist në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Mirëpo në këtë rrugë Turqia përballet me një sfidë tepër të rëndësishme që është mbështetja e Amerikës për kurdët. Vështirësitë me të cilat përballet qeveria turke në përballje me kurdët e mbështetur nga Amerika, mund ta detyrojë qeverinë e Ankarasë që të inkurajojë grupet e mbështetura prej saj që të ngrihen kundër ushtrisë siriane. Kjo mund të shkaktoi probleme në procesin e bisedimeve të Astanasë dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për nxjerrjen e Sirisë nga qorrsokaku dhe kriza. Kjo mund të në rrezik paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të ardhmen e Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne