Turqia ndihmon spitalet e Gazës me ilaçe dhe materiale mjekësore

Kryetari i Delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Palestinë, Yiğit Olcay tha se që nga viti 2008 e këtej vazhdojnë të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e mjekësisë në Palestinë.

“Në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe palestineze ne kemi sjellë në Gazë ilaçe dhe materiale mjekësore për urgjencë me vlerë 15.000 dollarë dhe në fazën e parë me këto ndihma janë mjekuar dhe kuruar 100 të plagosur”,- sqaron Olcay.

“Ne u bëjmë thirrje donatorëve që të vazhdojnë të na mbështesin për ta ndihmuar sadopak popullin palestinez të shërojë plagët”, ishte apeli i zyrtarit të Gjysmëhënës së Kuqe turke.

Në 12 nëntor ushtria izraelite kishte bombarduar shtëpinë e Baha Ebu’l Ata, një nga komandantët më të rëndësishëm të lëvizjes së Xhihadit Islamik në lindje të Gazës. Vdekja e Ebu’l Ata në këtë sulm ajror e kishte rritur edhe më shumë tensionin në rajon.

Në sulmet e fundit të Izraelit në Gazë kishin humbur jetën 34 palestinezë, nga të cilët 8 ishin fëmijë dhe 3 gra, si dhe ishin plagosur 110 vetë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne