Turqia nis hetimin e disa burokratëve të SHBA-së për lidhje me FETO-n

Zyra e prokurorit publik kryesor në Stamboll ka nisur një hetim për 17 persona, duke përfshirë politikanë amerikanë, burokratë dhe akademikë, të cilët janë të dyshuar për lidhje me Grupin terrorist gylenist (FETO).

Vendimi vjen pasi disa avokatë turq kanë paraqitur një ankesë penale kundër individëve.

Të dyshuarit janë akuzuar për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke dhe për të qenë anëtarë të një grupi terrorist.

Ish-drejtori i CIA-s, John O. Brennan, senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer, avokati i SHBA-së për Qarkun jugor të Nju Jorkut, Preet Bharara, Presidenti i Zyrës së Mjeteve Valutore të Kontrollit (OFAC), David Cohen dhe Henri Barki, Drejtor i Programit të Lindjes së Mesme në Qendrën Wilson janë në mesin e të dyshuarve.

Zyra e prokurorit po heton mbledhjet e 15 dhe 17 korrikut të të dyshuarve në Stamboll, hyrjet e tyre në Turqi dhe lidhjet e dyshuara me të dyshuar të tjerë të FETO-s.

Fjalimet dhe mesazhet e bëra nga të dyshuarit në media sociale dhe që lidhen me FETO-n kanë qenë gjithashtu pjesë e hetimit.

Zyra e Stambollit mund të aplikojë në Interpol për të nxjerrë një njoftim të kuq kundër këtyre individëve jashtë vendit.

Në vazhdën e përpjekjes së puçit, dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s janë arrestuar, përfshirë shumë persona në sektorin e forcave të armatosura, në polici, në sistemin gjyqësor, në arsim dhe në biznes.

Sipas qeverisë së Turqisë, grupi terrorist FETO dhe lideri i tij me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, ka orkestruar grushtshtetin e mundur të korrikut 2016, që la 249 persona të vrarë dhe rreth 2,200 të plagosur.

Ankaraja ka thënë gjithashtu se FETO fshihet pas një fushate të vjetër për të përmbysur shtetin nëpërmjet infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne