Bota

Turqia nis prodhimin masiv të raketave të para detare të telekomanduara (video)

Raketa e parë detare e Turqisë është e gatshme për tu prodhuar masivisht, njoftoi të premten Presidenca e Industrive Turke të Mbrojtjes (SSB).

Raketa Atmaca me telekomandim ka për qëllim të përforcojë sulmet nga deti, tha SSB në një deklaratë. Marrëveshja për prodhimin masiv të raketave u nënshkrua midis SSB-së dhe prodhuesit Roketsan të raketave.

Sipas marrëveshjes, pajisjet dhe pjesët rezervë për sistemin e kontrollit të raketave do të prodhohen nga kompania kryesore e mbrojtjes Aselsan.

Projekti Atmaca nisi për të përmbushur nevojën për raketat detare lundruese që do të vendoseshin në programin luftarak kombëtar MILGEM të Forcave Detare Turke.

Sipas SSB-së, programi MILGEM – i pari program turk për luftanijet vendase, u realizua me mbi 65 përqind të pjesëmarrjes nga industria vendase dhe me më shumë se 50 kompani vendase që kontribuan në këtë projekt./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE