Shqiperia

Basha: Sandër Lleshi shkon zv.ministër i Brendshëm, institucioni është kapur nga Rama

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku foli për aktualitetin politik.

I pyetur nga moderatori Arjan Çani se çfarë mendimi ka për Sandër Lleshin i propozuar për postin e Ministrit të Brendshëm, Basha tha se ai është këshilltar i Ramës.

‘E para e punës PD nuk është autoritet dosjesh, nuk mund të flas nëse ka dosje apo jo. Ky personazh prej 5 vitesh është këshilltar i Edi Ramës. Kabineti përbëhet nga ministrat të cilët vijnë bashkë me kryeministrin si pjesë e një vizioni. KY kandidat për ministër të brendshëm bën përjashtim, dy persona vinin nga politika, Saimir Tahiri i cili u larguar nga politika ku akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve, i dyti u largua për një tjerët skandal se kishte vëllain trafikant dhe ku kap gafil, i treti është thjeshtë nj vartës i Ramës. Ai shkon atje si zv.ministër i Brendshëm se kreu i saj është vetë Edi Rama’, tha Basha.

OPINIONE