Turqia paralajmëroi qytetarët e saj për udhëtime në Bolivi

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisëparalajmëroi qytetarët për udhëtime në Bolivi për shkak të protestave masive hera herës të dhunshme në disa qytete që po organizohen pas zgjedhjeve presidenciale të 20 tetorit.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme thuhet se në qytetet Potosi, Sucre, Santa Cruz de la Sierra, Cochabamba, El Alto, Oruro dhe Tariha, përfshirë edhe kryeqytetin La Paz, po organizohen protesta masive hera herës të dhunshme.

“Qytetarët turq që jetojnë në Bolivi apo që udhëtojnë për qëllime tregtare apo turistike ose që planifikojnë të shkojnë në këtë vend, paralajmërohet të qëndrojnë larg lagjeve ku organizohet këto protesta dhe të jenë të kujdesshëm, ndërsa zhvillimet t’i përcjellin nga mediat vendore dhe në rast të nevojës të kontaktojnë ambasadën turke në kryeqytetin La Paz”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne