Turqia përcakton shumën e shpërblimit për zbulimin e kriminelëve të terrorizmit

Ripërcaktohet shuma e shpërblimit përzbulimin e kriminelëve të terrorizmit.

Sipas rregullores së botuar në Fletoren Zyrtare, shuma e shpërblimit për personat që ndihmojnë në kapjen e terroristëve nuk do të jetë më shumë se 200 mijë lira turke.

Shuma e çmimeve që do të jepen do të përcaktohen duke marrë në konsideratë informacionin, krimin që do të ndriçohet ose aktorin e krimit.

Megjithatë nëse bëhet fjalë për ndonjë terrorist të të ashtuquajturit kuadrit udhëheqës, atëherë çmimi mund të rritet për 50 herë.

Atyre që do të denoncojnë liderët e organizatës terroriste u ofrohet një shpërblim prej 10 milionë lirave turke.

Për të marrë çmimin, informacioni i dhënë duhet të jetë i një natyre për të ndihmuar në zbulimin e krimit ose kapjen e provave ose arrestimin e autorëve.

Personi që do të shpërblehet nuk mund të jetë personel ushtarak ose person që kanë përfituar nga informacionet e inteligjencës, gjithashtu nuk kërkohet të jetë shtetas turk.

Nëse një person ndihmon në ndriçimin e më shumë se një vepre penale ose kapjen e më shumë se një aktori, shuma e çmimit do të përcaktohet veçmas për secilën vepër dhe aktor.

Identiteti i personave të shpërblyer nuk do të publikohet në asnjë mënyrë./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne