“Para përgjegjësisë kriminelët”/ Ambasada Amerikane mesazh të fortë: Si do ta luftojmë çdo javë korrupsionin në Shqipëri

Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar së fundmi se çdo javë do të nënvizojë një nisma për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Në reagimin e ambasadës theksohet se nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, po punohet për të gjurmuar dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë kriminelët.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.

ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

Pak ditë më parë u ngrit SPAK me 8 prokurorë që pritet të hetojnë ‘peshqit e mëdhenj’. Hetuesit janë:

Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne